Tre skenarë për botën post Covid-19

Tre skenarë për botën post Covid-19

A do t'i shndërrojë pandemia shoqëritë tona? SARS - CoV - 2 mund të jetë një agjent i pavullnetshëm i ndryshimeve gjeopolitike dhe ekonomike. Tani për tani, rezultatet janë të paparashikueshme. Aq më tepër që e ardhmja duket e vështirë për t’u shqyrtuar. Një shkencëtar politik dhe analist si Vittorio Emanuele Parsi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Katolik të Milanos, ku drejton shkollën e mesme Aseri, provon në mënyrë të guximshme ta bëjë këtë gjë. Ai e ka bërë me një pamflet me titullin “Si do ta ndryshojë pandemia botën. Tre skenarë për politikën ndërkombëtare”.

Profesor Parsi, cila është pika e dobët e mënyrës tonë të jetesës, që virusi e nxori më në pah?

Ajo e një ndërvarësisë të ndërtuar pa marrë parasysh se, në çdo sistem, rezistenca e elementit më të brishtë dikton atë të të gjithë sistemit: dhe faktori njerëzor është gjithmonë më i prekshmi. Nuk është aspak paradoksale që globalizimi është pezulluar jo nga një virus kompjuteri, por nga një virus biologjik. Për afro dyzet vjetësh, ne kemi jetuar në një botë ku gjithçka që është e lëvizshme dhe e dematerializuar ka fituar vlerë gjithnjë e më në rritje dhe e ka shtuar presionin mbi të drejtat e njeriut, duke e zvogëluar rolin e tyre. Paradoksi i vërtetë është se kulti i dematerializmit është forma e fundit dhe më delikate e materializmit.

Rasti i ngjarjes 201 (një simulim i pandemisë së fundit) që ju përmendni është shumë interesant. Sa e kemi nënvlerësuar rrezikun e një pandemie? Dhe pse, sipas jush?

Shenjat kanë qenë të vazhdueshme dhe konvergjente. Ne rrezikuam një oandemi globale me SARS, Ebola, format e ndryshme të gripit të shpendëve. Përgatitja për të qenë të aftë të përballemi me një eventualitet të tillë do të nënkuptonte investimin e parave në nshumë masa që nuk ishin menjëherë fitimprurëse, performanca e të cilave duhej të vlerësohej për një afat të gjatë. Një zgjidhje e vështirë në një sistem ekonomik në të cilin "këtu dhe tani" është bërë logjika mbizotëruese. Mbifinancimi i ekonomisë e ka favorizuar këtë ngritje dhe gjithashtu ka çuar në një çekuilibër progresiv të marrëdhënieve të pushtetit midis shumicës dhe pakicës. Diçka që është përkthyer në humbjen e efektivitetit të demokracisë si një mjet për të kufizuar efektet politike të pabarazisë".

Ju propozoni tre skenarë për epokën post-Covid. A mund të na i shpjegoni ata? I pari është ai i restaurimit ...

Në të, saktësisht siç ndodhi në vitin 1815, do të mbizotërojë iluzioni i të qenit të aftë për të rivendosur rendin e sistemit politik dhe ekonomik (si vendas, ashtu edhe ndërkombëtar)", sikur pandemia të ketë qenë një aksident dramatik. Gara për lidership midis SHBA-ve dhe Kinës do të vazhdonte dhe BE-ja do të mbijetonte, duke u kthyer në një vizion “buxhetor” të politikës. Regjimet e brendshme politike do të theksojnë dimensionin e tyre teknokrat duke nxitur demobilizimin politik.

Në skenarin e “fundit të perandorisë”, ju shihni më pak demokraci dhe fundin e BE-së. Pse kështu?

Sepse nëse BE nuk do të ishte në gjendje të “bënte ndryshimin" edhe në pandemi, nëse sfida e solidaritetit dhe ndarjes dështon për herë të tretë në 10 vjet, fati i saj politik do të vulosej. Për më tepër, në një skenar të karakterizuar nga kalimi në një botë të mbyllur në sfera gjithnjë e më të padepërtueshme politike dhe ekonomike, ku askush nuk do të mund të ushtronte lidership global, multilateralizmi do të zhdukej. Do të kishte një reagim të fortë në drejtim të sovranitetit populist, që do të trazonte BE-në. Do të kishim regjime udhëheqëse me mobilizim politik nga lart.

Në skenarin optimist të rilindjes, globalizimi dhe pabarazitë zvogëlohen. Si mund të ndodhë kjo?

Ndikimi shkatërrues i pandemisë në Shtetet e Bashkuara, i shoqëruar me zgjedhjet e nëntorit do të na lejonte të ndryshonim sensin e asaj që konsiderohet normale. Krizat e mëdha, si pas vitit 1929 ose pas Luftës së Dytë Botërore, ofrojnë mundësitë e vetme dhe të jashtëzakonshme për ndryshime. Dhe të mos harrojmë se faza aktuale neoliberale e mori shtytjen edhe nga kriza e viteve 1970. Për shkak të përqendrimit të tyre në botën e sotme, i shoqëruar me faktin se mbesin një sistem pluralist, në të cilin opinioni publik "numëron", ndryshimi mund të shkaktohet në Shtetet e Bashkuara. Dhe idetë për ta bërë këtë kanë qarkulluar prej 30 vjetësh.

A ka një skenar për një botë më pak të pasur?

Jo. Do të ishte një botë më e drejtë dhe më pak e pabarabartë. Ndoshta më e pasur, sepse do të ishte më solide, më elastike. Do të ishte një botë e aftë për të menduar se ekuipazhi nuk është vetëm përbërësi më vulenrabël i anijes, por edhe thelbësor dhe i pazëvendësueshëm. Pa ekuipazhin, anija është vetëm një mjet lundrues fantazmë që endet. / Andrea Lavazza / Avvenire.it / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy