Rrëshqitje dheu në ishullin Ischia në Itali, zhduken 13 persona

Rrëshqitje dheu në ishullin Ischia në Itali, zhduken 13 persona

Trembëdhjetë persona janë zhdukur në Casamicciola Terme, në ishullin Ischia në Itali pasi ndodhi një rrëshqitje dheu.

Shkëmbinjtë ranë nga mali, rrjedha përmbyti disa shtëpi dhe tërhoqi makinat në det.

Autoritetet e ishullit kanë nxjerrë një urdhëresë kolegjiale drejtuar qytetarëve me të cilën kërkojnë që ata të mos dalin nga shtëpitë e tyre për të mos penguar operacionet e shpëtimit.

Të gjitha forcat e rendit dhe shoqatat e mbrojtjes civile në zonë kanë mbërritur në vendet e fatkeqësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy