Francë, dy të plagosur nga snajperi gjatë fjalimit të Hollande

Francë, dy të plagosur nga snajperi gjatë fjalimit të Hollande

Një snajper i policisë franceze aksidentalisht ka plagosur dy njerëz gjatë fjalimit të presidentit Francois Hollande.

Incidenti ndodhi në qytetin francez Villognon derisa Hollande po fliste në ceremoninë e hapjes së linjes së re të trenit të shpejtë.

Polici ndodhej në kulmin e një ndërtese, afro njëqind metra larg vendit ku po fliste Hollande. Derisa ndryshoi pozicionin, snajperi shkrepi papritmas, ka cituar “Reuters” një burim anonim.

Pierre N'Gahane, një zyrtar I lartë I policisë në rajon, tha se plumbi goditi dy njerëz në këmbë dpor plagët e tyre nuk janë të rënda.

Zhurma e të shtënave mund të dëgjohet edhe në regjistrimin video të fjalimit të Hollande.

“Shpresoj të mos jetë diçka serioze”, tha presidenti francez duke shtuar se “Nuk e besoj”. / REL /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy