KLP me rregulla të reja për magjistratët që kandidojnë për prokurorë

KLP me rregulla të reja për magjistratët që kandidojnë për prokurorë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot projekt-aktet për verifikimin e gjashtë magjistratëve të rinj, të diplomuarit të Shkollës së Magjistraturës në 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë dhe caktimin në pozicionin e prokurorëve: Eliora Elezi, Erida Visoçi, Mediana Meta, Françesk Ganaj, Odeta Todorushi dhe Albjona Papajani.

KLP nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendos themellin e një metode pune që do të shoqërojë këtë proces në vite: vettingun e kandidatëve të cilët emerohen prokuror për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem.

KLP ka kërkuar informacion të gjithë institucioneve ligjzbatuese për këta kandidatë para emërimin e tyre si prokuror.

Kësisoj kandidatët që emërohen për herë të parë prokurorë, tashmë do duhet t'i nënshtrohen vettingut. 

KLP ndjen nevojen e adresimin e çështjes për caktimin e përkohshëm të prokurorëve për shkak të mungesës së rregullorës për lëvizjet paralele dhe rregullorës për ngritjen në detyrë të prokurorëve. Të dy këto rregullore po punohen aktualisht nga Këshilli në bashkëpunim me misionin ndërkombëtar EURALIUS për prokurorët me caktim të përkohshëm me pozicion drejtues të cilët konkurrojnë për SPAK ( konkretisht Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj) të mbeten në këtë gjendje "status quo" deri në finalizimin e procesit të konkurrimit për SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy