Zgjedhjet në Turqi, Erdogan dhe Kiliçdaroglu në balotazh

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan dhe Kiliçdaroglu në balotazh

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në Turqi ditën e djeshme, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk mori 50% të votave të nevojshme për t'u zgjedhur dhe për këtë arsye do të shkojë në balotazh më 28 maj, me kundërshtarin Kemal Kiliçdaroglu.

Erdogan mori 49.24% të votave, ndërsa Kiliçdaroglu 45.06%.

Hendeku midis të dyve u ngushtua gradualisht me kalimin e orëve. Të dhënat e para pasdite me mbylljen e qendrave të votimit tregonin Erdogan-in fitues, por akuza e opozitës është se votat e bastioneve tradicionale të presidentit u numëruan dhe u transmetuan të parat. 

"Ne do të fitojmë absolutisht balotazhin", tha Kiliçdaroglu në mes të natës në Ankara, i rrethuar nga përfaqësuesit e gjashtë partive të koalicionit të tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy