Rruga e Ndroqit, asnjë kusht për të qenë alternativë e autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Rruga e Ndroqit, asnjë kusht për të qenë alternativë e autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Pas njoftimit të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës se edhe rruga Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion, çka nënkupton se për të kaluar qytetarët duhet të paguajnë tarifë, rruga alternative që do jetë në shërbim të qytetarëve është ajo e Ndroqit.

Sipas burimeve nga Ministria e Infrastruktuës, pranë tyre ka mbërritur një ofertë nga një kompani, e cila po shqyrtohet por pa bërë të ditur se për kë bëhet fjalë.

Veç kësaj, kërkesa nga koncesionari ka ardhur si një ofertë e pakërkuar, një praktikë kjo e kritikuar nga shumë ekspertë.

Adrian Civici është shprehur se duhet më tepër transparencë në tendera, që të mos rëndohet buxheti i qytetarëve.

Aktualisht sipas studimit të fizibilitetit, nëse autostrada i kalon koncensionarit, tarifa do të variojë nga 2 euro për makinat e vogla dhe deri në 5 euro për kamionët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy