Meksi: Alibeaj i zgjedhur nga Kim, doli mbi KQZ. Reformim PD-së nga e para, ose opozitë e re

Meksi: Alibeaj i zgjedhur nga Kim, doli mbi KQZ. Reformim PD-së nga e para, ose opozitë e re

Avokati Redon Meksi, për rrezikun e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje thotë se kryetari i partisë de jure është Lulzim Basha dhe se ai është përfaqësuesi në KQZ.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se çfarë bëhet zgjedhje brenda partisë, për palët e treta do njihet ai që është regjistruar në regjistër dhe në këtë rast për KQZ është Lulzim Basha.

Autorizimi që ka marrë është para një viti, që nuk ka sens të thuash që ke bërë autorizim për zgjedhjet e tanishme, se nuk ka përcaktuar as punët.

Se duhet të thuash që ky person ka të drejtë të zgjedhë komisionerët, numëruesit, të vendosë kandidatët, apo kandidatët e Këshillit Bashkiak.

Nuk mund të japësh autorizim dy reshta që ky person përfaqëson PD në KQZ. Për çfarë e përfaqëson?

Alibeaj ka me vete atë që e thirri pardje në mbledhje, ambasadoren Yuri Kim, e cila doli mbi KQZ, mbi gjykatën dhe tha ky është kryetari se më pëlqen mua.

Sipas instinktit tim ka një lloj marrëveshje me Edi Ramën se kemi parë si kanë votuar ato ligje në parlament që i kanë interesuar këtij dhe Ramës më shumë.

Marrim vetingun për shembull, zgjatjen e afateve se nuk do kishte mundësi qeveria të bënte presion mbi gjykata. Ia dha Alibeaj këtë mundësi Ramës.

Për marrëveshjen mes Sali Berishës dhe Ilir Meta se si do të dalin në zgjedhje, tha se ka zëra që propozimi është që 2 kandidatë t’i ketë Partia e Lirisë dhe 3 PD në Këshillat Bashkiak, ndërsa shtoi se po diskutohet që kandidatët e PD të regjistrohen nën siglën e një partie tjetër, referuar asaj që po flitet nën rrogoz.

Meksi ndan mendimin se as Ilir Meta nuk është i fituar, por se do të rrisë pazarin e vetë dhe se i fituar do të ishte nëse do të marrë pushtetin.

Nuk besoj se do marrin as Këshillat Bashkiak, PD bashkë me Metën. Çfarë do ndodhë pas 14 majit, aty nis rëndësia.

Çfarë do ndodhë me opozitën, se sot shohim Alibeajn bashkë me Lulin dhe Berishën po mbajnë peng opozitarizmin, jo vetëm PD. Të dy bashkë.

Se dhe ata që janë pas Berishës, Kryesia e Berishën nuk po bien dakord si të bashkohen, thjesht për të mbajtur karrigen e tyre po lënë opozitarizmin në baltë.

Po lënë Shqipërinë pa opozitë, bashkitë të fituara nga PS, njëlloj si në 2019 që do i marrin pa asnjë forco. Se pjesa gri nuk voton kur ka inat.

Rri në shpi dhe duke ndenjur në shtëpi fiton ai që është në pushtet. Ajo që do të ndodhë do jetë ose reformimi i PD nga e para, ose opozitë e re.

PD sot me ata që ka në krye nuk do ketë më shanse të mbijetojë.

Sipas tij, Alibeaj tha se ndihet si kryetar qysh pas takimit me Yuri Kim dhe se kjo i jep zërin që të thotë që “unë jam i amerikanëve, jo Berisha non grata”.

Meksi tha se PD e Berishës nuk i ka emrat për Këshillat Bashkiak akoma dhe sikur ta kishte siglën.

Do shohim a do regjistrohet Basha. Ata që kanë dalë nga primaret kanë qenë të gjithë të mbështetur nga Berisha, kam parë Tiranën, atë që donte kryesia dhe grupi lart.

Nuk ka fituar njeri nga primaret që ka qenë kundër berishës. Dhe po të dalin me Alibeajn nuk do marrin votat në bazë.

Nuk bën karrierë duke shkuar te Alibeaj. Nuk besoj se do i dalë njeri Alibeajt për Tiranën, se digjet politikisht se i jep në dorë Veliajt Tiranë. Me një gur ka bërë dy dëme.

Nëse Berisha do ishte i vetëm me gjithë opozitën së bashku, nuk do kishte mundësi të fliste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy