Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se ka komunikuar personalisht me ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj pas vendimit të SPAK. Ai tha se Ahmetaj është i gatshëm të luftojë për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe të provojë pafajësinë e tij. Sipas Vangjelit, Ahmetaj është i gatshëm të dalë në parlament dhe dalje televizive për tu përballur këdo. “Legjenda urbane se Ahmetaj ka dorëzuar dosjen, do jetë e vështirë dhe ai vetë të besojë të kundërtën. Duket se kjo ka paracaktuar fatin e Ahmetaj. Nga komunikimi im me Ahmetajn kam kuptuar gatishmërinë e tij për tu paraqitur në parlament. Dukej se ai në mënyrë krejt logjike ka marrë tashmë vendimin për t’iu kundërvënë jurisprudencës, studiove televizive dhe të ballafaqojë. Ai ka vendosur të sillet si luftëtarë dhe ai është i bindur në pafajësinë e tij. Dy pikat kryesore të saj janë jo firmat, por vila në Hamallaj e Palasë.”, u shpreh Vangjeli.



