Zhytësit gjejnë në fund të detit Balltik pajisjen e përdorur nga nazistët

Zhytësit gjejnë në fund të detit Balltik pajisjen e përdorur nga nazistët

Një zhytje e zakonshme që nxjerr në dritë një objekt me vlerë të madhe historike. Zhytësit gjermanë kanë gjetur në ujërat e detit Baltik një makineri të rrallë Enigma, të përdorur nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata besojnë se objekti mund të jetë hedhur nga një nëndetëse.

Fillimisht, ata menduan se kishin zbuluar një makinë shkrimi të ngatërruar në një rrjetë në shtratin e detit, por arkeologu nënujor Florian Huber e kuptoi shumë shpejt rëndësinë historike të gjetjes.

"Unë kam bërë shumë zbulime emocionuese dhe të çuditshme në 20 vitet e fundit. Por kurrë nuk kam ëndërruar që një ditë do të gjenim një nga makineritë legjendare Enigma”, tha Huber.

Ushtria naziste i përdori këto makineri për të dërguar dhe marrë mesazhe sekrete gjatë Luftës së Dytë Botërore, por kriptografët britanikë arritën të thyejnë kodin, duke ndihmuar Aleatët të fitonin një avantazh në luftën detare për të kontrolluar Atlantikun.

Në qendrën e thyerjes së kodeve në Parkun Bletchley, një ekip britanik i udhëhequr nga Alan Turing ka meritat për zbërthimin e kodit, shkurtimin e luftës dhe shpëtimin e mijëra jetëve.

Pak para dorëzimit të Gjermanisë në maj 1945, ekuipazhet e rreth 50 nëndetëseve, ose U-Boots, zbatuan urdhrin për të zhvendosur anijet e tyre në gjirin Gelting, pranë kufirit danez, për të shmangur dorëzimin e tyre për aleatët. Shkatërrimi i pajisjeve të kriptimit ishte pjesë e urdhrit.

Në total, gjermanët fundosën më shumë se 200 nëndetëse të tyre në Detin Verior dhe Balltik në fund të luftës.

Pajisja Enigma, e cila duket si një makinë shkrimi, përbëhej nga një tastierë dhe rrota me mesazhe të koduara. Megjithëse u prodhuan disa qindra mijëra makina të tilla, aktualisht ekzistojnë vetëm disa qindra. Ato shiten në ankand për dhjetëra mijëra euro. / REUTERS /

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy