Çipa: Asnjë konflikt interesi mes meje dhe personit që më dhunoi, ka me dhjetëra padi kundër tij (VIDEO)

Çipa: Asnjë konflikt interesi mes meje dhe personit që më dhunoi, ka me dhjetëra padi kundër tij (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku pre e dhunës barbare ka rënë kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë në qytetin e Sarandës zoti Arben Çipa.

Për më shumë detaje nga kjo ngjarje vetë Çipa në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se njëri nga personat është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim teksa bëri me dije se nuk ka pasur asnjë konflikt apo njohje të mëparshme me ta.

Ai tha se personi ka dëmtuar infrastrukturën e projektit me pretendimin se i pengon pamjen, ndërsa ka pas rastit të tij ka me dhjetëra padi të ngjashme për personat në fjalë të cilët janë kthyer në zaptues të territoreve në Sarandë.

Dinamika e ngjarjes deri tani është se njeri prej tyre është arrestuar ndërsa personi i dytë që ishte prezentë dhe më agresivë është shpallur në kërkim. Me këta persona skam pasur ndonjë lidhje më herët apo të kaluarën, s’kanë qenë në interesin tim kurrë çështje që duhet të lidheshin me to.

Kompania ime kundrejt rregullave dhe lejes së marrë nga OSHEE për fillimin e punimeve për ndërtimin e linjës elektrike personi në fjalë që s’ka asnjë lidhje, përplasje, konflikt interesi me mua, kjo verifikohet lehtë, ka pretenduar se një prej shtyllave mund të ndërpresë pamjen në të ardhmen gjë që s’ka fare lidhje.

Në kontaktin e parë telefonik kanë kërkuar të zhvendosë shtyllat nga ajo zonë gjë që unë s’mund ta bëja se është një projekt i OSHEE, dhe pse kemi bërë një devijim të vogël në procesin e parë pasi pas kësaj marrëveshje zotëria ka shkaur pa leje të dëmtojë infrastrukturën e zonës.

Nga ky moment i kam rikujtuar që duhet të kthejë  ë gjendjen e mëparshme situatën. Personi është bërë gangrenë e pronave të zaptuara. Në këtë moment që jam viktimë e kësaj situate por nga ky koment kam rreth 1800 sms nga qytetarë të Sarandës që më shkruan me emra, fakte që do jesh shpëtim nëse policia bënë detyrën sepse aty do zbardhen dhe çështjet tona.

Po përcjell mesazhin përmes jush që qytetarë me emër dhe mbiemër kërkojnë drejtësi përmes rastit tim që të zgjidhen dhe çështjet e tyre sepse këta persona janë problematikë.

Më kanë goditur me gurë dhe sende të tjera. Për rastin tim nuk kam asnjë frikë ata duhet të frikësohen, ndërsa për rastet e tjera ky është një rast që do vendosë pikën mbi i dhe do vendosë drejtësi dhe për çështjet e tjera. Besoj se SPAK do merret dhe me këtë çështje. Këta persona kanë zaptuar në Sarandë sipërfaqe territore të konsiderueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy