Policia e kryeqytetit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të ishte shndërruar në një tragjedi. Një 43-vjeçar është ndaluar nga efektivët e policisë pasi tentoi të vrasë më armë zjarri dy 15 vjeçarë, ku njëri prej tyre kishte lidhje intime me vajzën 14-vjeçare të tij.
Genc L. është arrestuar në flagrancë pasi ka kërcënuar, kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A. dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu teke 12-tëshe dhe 20 fishekë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.



