Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka përcjellë lutjet për popullin e Libisë pas përmbysjeve fatale për jetën e mijëra njerëzve.
Ai i ka shprehur ngushëllimet e përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.
Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë.
I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.
Rreth 10 mijë njerëz dyshohet se janë të zhdukur deri tani dhe rreth pesë mijë të vdekur.
Fatkeqësia e shkaktuar nga reshjet intensive u intensifikua kur dy diga shpërthyen, me më shumë se 2 mijë njerëz të vrarë në një qytet bregdetar dhe mijëra të tjerë të zhdukur.
Lagje të tëra u shkatërruan në vendin e Afrikës Veriore, i cili po vuante nga konflikti ndër vite.



