Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” e ka cilësuar akt kriminal dhe të papërgjegjëshëm mbylljen e kufirit për 50 shqiptarët e bllokuar në Kapshticë.
Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë që të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk janë refugjatë, ka deklaruar ai.
Lulzim Basha:
“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.
Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!



