Drejt Britanisë me avion/ Bregu: Paraja thyen çdo ligj, një shqiptar bënë gjithçka për tu larguar nga Shqipëria (VIDEO)

Drejt Britanisë me avion/ Bregu: Paraja thyen çdo ligj, një shqiptar bënë gjithçka për tu larguar nga Shqipëria (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka folur lidhur me rrugët që shfrytëzojnë shqiptarët për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë, ku së fundmi flitet për udhëtime me avion privat.

Ai tha se shqiptarët kanë përdorur metoda të ndryshme për të emigruar, ndërsa theksoi se paraja thyen çdo ligj.

Sipas tij kjo zgjedhe vjen dhe për shkak se janë masat e vogla të dënimit që jepen aty sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa bëri me dije se ka dhe shumë shqiptarë të cilët ndodhen me dokumente të rregullta ku numri shkon në 50 mijë shqiptarë.

Para 10 ditësh kisha një episod në emision tim që e quajta ‘o sa mirë me qenë anglez’. E nisa historinë që në ‘91 dhe çfarë nuk kanë bërë shqiptarët për të emigruar, çfarë nuk kanë gënjyer dhe sakrifikuar. Kanë qenë nga mali, gomone, arsyeje të ngritura që s’kanë qenë reale.

Një shqiptar për një leje qëndrimi është deklaruar i dhunuar, homoseksual, grek, vorio-epiriot pa qenë i tillë. Një shqiptar bënë çdo gjë për të emigruar dhe larguar nga Shqipëria, një shqiptar mund të rrijë me muaj në kampe vetëm për një leje qëndrimi, po ashtu në Francë e Gjermani.

Pra të gjithë shqiptarët rrezikojnë, por pse ‘o sa mirë me qenë anglez’. Britania është mendësia e madhe për të gjithë, është një ëndërr që dhe shpërblehet mirë në anën financiare. Por po ta lidhim me krimin në Britaninë e madhe ti bën 7 muaj burg nëse kapesh në shtëpitë e barit, janë masat e vogla të dënimit që jepen aty sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike.

Në tre dekada kemi afërsisht më shumë se 50 mijë shqiptarë që janë me dokumente të rregullta në Britani dhe një numër i madh fëmijësh të lindur atje.

Më tej ai shtoi se puna e avionit, mendoj se përveç tij do ketë dhe mënyra të tjera që shqiptarët do të gjejnë, pasi ka pasur dhe shumë emigrantë që janë futur në frigoriferë për të emigruar. Ai tha se numri i personave që mund të udhëtojnë me avion privat është maksimumi dy.

Avion është udhëtimi me i shtrenjtë. Nuk ka sistem që nuk e thyen korrupsionin, çdo gjë lidhet me korrupsionin. Jo në Britani por këtu merrnim ne njerëz nga Bangladeshi për punë dhe i dërgonim në BE, kështu ndodh dhe atje. Ti ndërrohesh në avion privat me atë që është punëtori i avionit dhe ai merr një shifër shumë të madhe.

Një shifër që s’mund ta them, por është shumë e madhe se ajo me gomone, dyfish ndoshta, rreth 20 mijë paund për të lëshuar vendin nuk është asnjë problem. Gjenden mënyra të ndryshme korrupsioni dhe është real në çdo cep të globit. Paraja thyen çdo ligj dhe çdo gjë të mundshme që kap mendja njerëzore.

Në një avion privat ti nuk mund të futësh sa fut në gomone dhe patjetër që shifra do të jetë më e lartë, por në çdo avion privat që shkon drejt Britanisë mund të hyjnë maksimumi 2. Unë mendoj se vetëm një është për ti dhënë një detyrë dhe i ngarkuari për atë detyrë të rrijë në shtëpi. Kjo është një formë e sigurtë për një që ka shumë para, por jo një formë masive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy