Rënia e portofolit të kredisë për biznesin me rreth një miliard lekë bëri që edhe totali i kredisë për ekonominë të bjerë. Kredia për biznesin përbën mbi 65% të totalit, ndaj përgjithësisht ecuria e saj është vendimtare në kursin e kreditimit të ekonomisë. Në shtator kredia totlae në ekonomi arriti në 532.8 miliardë lekë



