Gazetari Xhevair Zhabina, deklaron se biznesmeni Orest Sota, është pyetur një ditë më parë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas kërkesës së Altin Dumanit dhe prokurorit Bledar Maksuti.
Ai deklaroi për “MCN Live” se biznesmeni Sota ka qëndruar 4-5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe fokusi kryesor ka qenë te dosja “AKSHI”.
Sipas tij, Orest Sota është person kyç për dosjen “Agasi”, kanë marrëdhënie biznesi bashkë dhe kanë aksione në klubin “Dinamo”.
Zhabina shtoi se SPAK me këto veprime hetimore që po kryen nëse arrin të provojë se paratë e dala nga buxheti i AKSHI-t, kanë kaluar në kompaninë e Ergys Agasit dhe më tej në kompanitë e Orest Sotës, për të treguar nëse bëhet fjalë me veprime korruptive.
Po verifikohen transaksione lidhur me kompanitë e këtyre personave. Para që Agasi merrte nga AKSHI dhe i kanë kaluar kompanive të Orest Sotës. Ndërkohë që kompania e Sotës dhe familjarëve të tij janë kryesore në marrjen e kullave shumë të larta.
Kompania “Forever Constructuon”, është në pronësi të babait të Orest Sotës, Lefter Sotës, dhe po ndërton një kullë në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku vëllimi i sipërfaqes së lejes së ndërtimit marrë është rritur, dhe numri i kateve shkon në 56. Në vitin 2022 ka marrë një kullë 22 kate në ish-Bllok. Dhe një kullë tjetër te kryqëzimi i Unazës me “Don Boskon”.
SPAK me këto veprime hetimore që po kryen nëse arrin të provojë se paratë e dala nga buxheti i AKSHI-t, kanë kaluar në kompanitë e Ergys Agasit dhe më tej në kompanitë e Orest Sotës, tregon se kemi të bëjmë me veprime korruptive. Këtë mendoj se po përpiqet të verifikojë SPAK. Ata janë bashkaksioner në një klub futbolli në kryeqytet, ose më saktë kanë qenë se ka pasur disa ndryshime.
Nuk mund të themi se çfarë ka deklaruar Orest Sota në SPAK. Por pozicioni i tij, nuk është në kushte ideale për shkak të këtyre marrëdhënieve të biznesit që ka pasur me Ergys Agasin. Orest Sota mund të jetë vetëm një nga biznesmenët që ka bashkëpunuar me Ergys Agasin.
Aty mund të ketë dhe biznesmenë të tjerë të përfshirë, duke bërë të mundur që miliona euro që vinin nga AKSHI, të shkonin te kompaninë e Ergys Agasit. Janë 30 milionë euro që kanë shkuar në kompaninë e Agasit, por nuk ka informacion se ku kanë shkuar këto para, janë investuar në kulla, real estate apo ku.
Dëshmia e Daniel Shimës është prova kryesore, se ka qenë numri dy i AKSHI-t. Më mirë nga sa e di Daniel Shima që di ka funksionuar AKSHI gjatë kohës që ka qenë aty, nuk e di njeri. Është njeriu kyç i cili ka kuptuar dhe e di se si funksionon skema në AKSH. Ai di detaje se ku kanë shkuar paratë e AKSHI-t, ku e ka blerë vilën një zyrtar i AKSHI-t, apo një biznesmen që ka përfituar tendera. Ai e di shumë mirë si ka funksionuar skema, kush janë personat që kanë mbajtur në këmbë skemën.
Si bëhet marrëveshja mes kompanive që të futen në një tender dhe më pas të tërhiqen, duke mos ankimuar. Dëshmia e tij bën që prokurori të kërkoi indicie te disa persona apo institucione. Daniel Shima zbulon gjithë puzzle që ka ndodhur në AKSH. AKSHI ka një nga buxhetet më të mëdha në Shqipëri, që i kalon 120 milionë euro në vit. Ti lësh këto para në duart e një grupi kriminal, kjo bën me përgjegjësi jo vetëm drejtoreshën e AKSHI-t, por duhet shkuar më lart.



