Trump letër Ramës: Bashkohuni me ne në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem (VIDEO)

Trump letër Ramës: Bashkohuni me ne në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në letrën e cila është publikuar nga shefi i qeverisë shqiptare, Trump falenderon Ramën për atë që e quan lidershipi i Shqipërisë në Ballkan dhe Europë, për ekspozimin e ndikimit të Kinës, ndërsa e inkurajon që vendi ynë t’i bashkohet nismës së SHBA për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem.

Po kështu, Trump shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, një marrëveshje që i hap rrugën vendeve të tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithashtu në letrën drejtuar Ramës, Trump thekson rëndësinë e Shqipërisë në mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. Në fund të letrës Trump  dhe fton Shqipërinë që të bëhet vendi i 5-të në botë që hap një ambasadë në Jeruzalem.

LETRA E PLOTË:

I dashur Z. Kryeministër: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.  Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy