Rudina Hajdari: Edhe unë e nëna ime viktima të dhunës, por s'dua të jetë fëmija im

Rudina Hajdari: Edhe unë e nëna ime viktima të dhunës, por s'dua të jetë fëmija im

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, të hënën, duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për masat e dobëta kundër dhunës në familje, deklaroi se ajo vetë dhe nëna e saj kishin qenë viktima të dhunës. Për këtë arsye, Hajdari kërkoi nga ministret gra të qeverisë që të luftojnë fenomenin e dhunës, pasi nuk mjafton vetëm barazia gjinore në Kuvend.

Dua të prek një problem akoma më të madh, dua të flas për një histori që është shumë e dhimbshme. Në këtë foltore po flisja për historinë e një gjyqtare që u vra në mes të rrugës nga burri i saj. Çfarë bëri ky parlament? Asgjë! Në dy muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është emergjencë kombëtare. Sot gratë nuk janë të mbrojtura”, tha Hajdari.

Ajo theksoi se ka patur raste që është takuar me disa prej këtyre zonjave që kanë përjetur mbi kurriz dhunën dhe sot, pas dy vjet e gjysmë, vjen dhe flet në Kuvend për gra që vriten çdo ditë.

“Ju sot reklamoni se roli i gruas shqiptare po rritet, ndërkohë që gratë vriten në rrugë. Sot çdo grua mund të jetë dhunuar”, tha ajo.

Sipas saj, të gjitha gratë, janë sot viktima të këtij fenomeni, pasi nuk e luftojnë dhe prandaj bëhen pjesë e kësaj dhune. Ajo u shpreh se sot nuk mjafton mbushja e Parlamentit me gra, por duhet të luftojmë. “Zonja ministre se po më shikoni në sy, duhet të kishit shkarkuar dikë aty që punon me ju”, u shpreh Hajdari.

“Duhet të kishit marrë masa konkrete. Ministri i Brendshëm duhet të kishte shkarkuar dike”, i tha përsëri ajo.

Sipas saj, nuk mjafton thjesht të thuhet se i kemi parë këto fenomene në televizor dhe as të thoni se i kemi parë dhe ndodhin kudo. Për Hajdarin, historia e gruas shqiptare është historia e një gruaje që vuan gjithë jetën e saj.

“Gruaja shqiptare vuan më shumë se çdo grua tjetër. Bashkë me mua, e deklaroj këtu para jush, që edhe unë kur kam qenë e re kam qenë pre dhe viktimë e dhunës. Si çdo njeri tjetër. Jo sot, nuk po flasim vetëm për dhunë psikologjike. Jemi të gjithë viktimë e këtij fenomeni e duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e përjetojnë më. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë viktimë e dhunës në komunizëm, unë kam qenë viktimë e dhunës, por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës”, deklaroi Hajdari.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy