Ndoni për rëndësinë e Mjekësisë holistike: Na mëson të gjejmë rrënjët e sëmundjes. Nuk trajtohen shkaqet me ilaçe

Ndoni për rëndësinë e Mjekësisë holistike: Na mëson të gjejmë rrënjët e sëmundjes. Nuk trajtohen shkaqet me ilaçe

Rregulli më i rëndësishëm në mjekësinë holistike është besimi se ekuilibri dhe harmonia në të gjitha nivelet e jetës njerëzore është një kusht i domosdoshëm për shëndetin dhe lumturinë.

Drupal Ad

 

 

 

Pikërisht ky definicion për këshilluesin e Mjeksisë holistike Nikola Ndoni që vepron në Gjermani, është mëse i saktë.

Ai thotë në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se mjekësia holisitke na mëson të gjejmë rrënjët e problemit dhe se sëmundja nuk trajtohet vetëm me ilaçe.

Mjekësia holistike është mjekësi e shekullit të ri, është shkencë, është trupi i njeriut i trajtuar në të gjithën e vet. Mjekësia me të cilën është orientuar sot shitemi mbare botëror ku bëjmë pjese edhe ne, është një mjekësi që kuron vetëm simptomat. Nëse ne kurojmë simptomat ne asnjëherë nuk do shërohemi, sepse nuk kurojmë shkakun e vërtetë, dhe nuk mund të trajtohen shkaqet me ilaçe.

Mjekësia holistike, është mjekësia e re që bazohet ne terma në ri që do të thotë janë faktorët që vënë në lëvizje gjenet tona, që janë mënyra e ushqimit, jetesës sonë e të gjitha.

Jetëgjatësia po bie sepse trajtojmë trupin me kemikate, i kemi mundësitë sot që ne të jetojmë 120 vjeç dhe të jetojmë shëndetshëm, nuk po bëjmë jetë të shëndetshëm.

Për këshilluesin e Mjekësisë holistike, për të kuruar një sëmundje, duhet shkuar fillimisht te rrënjët e problemit.

Kjo sipas tij, hulumtohet përmes tetë faktorëve të cilat janë të gjithë qelizor.

Nuk është aspak e vështirë të gjejmë por ka një dezinformim të qëllimshëm, nuk do doja të thoja se është pak e rëndë, por faktikisht duhet shkojmë të rrënjët e vërteta të problemit. Rrënjët e vërtetë nuk zgjidhen me ilaçe. Janë 8 faktor që përcaktojnë dhe determinojmë jetëgjatësinë tonë. Asnjëra pra tyre nuk kurohet me ilaçe.

Ne nuk i kemi shpallur luftë kësaj mjekësie por kjo mjekësi nuk mjafton dhe është orientuar gabim.

Duhet parë shumë më thellë problemi.

Faktorët janë të gjithë qelizor. Sëmundja fillon në prishjen e ekuilibrave energjetik brenda qelizës.

Fillojmë me të parin që është glutacioni, që është karamelizmi i qelizën, d.m.th. lidhet një sheqer me një proteinë. E keni këtë bërë të gjithë analizën që matet për të përcaktuar a kemi diabet, dhe kjo nuk luftohet me asnjë lloj medikamenti. Karamelizimi është sheqer, rregullohet por nuk luftohet me ilaç.

Pastaj është prishja e integritetit të membranës qelizore, ajo është Omega 3 nuk është ilaç, duhet marrin ushqime me omega 3 dhe rregullohet.

Tjetra është disfunskioni i mitokandit dhe prodhimi i saj dhe nuk kurohet me ilaçe, ngase ne fusim ushqim të gabuar atëherë do të jetë disfunksion.

Tjetër është inflamacioni kronik që vjen nga ushqimet dhe toksinat dhe ambienti në të cilët jetojmë ku hyn edhe stresi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy