Andoni: Veliajn e presin kohë jo të mira. Do përballet me ligjin, pesha e tij jo si më parë (VIDEO)  

Andoni: Veliajn e presin kohë jo të mira. Do përballet me ligjin, pesha e tij jo si më parë (VIDEO)  

Analisti Ben Andoni, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi çështjet kryesore politike në vend dhe rajon, tha se beson që për kryebashkiakun Erion Veliaj kanë ardhur kohë të këqija dhe ai do ketë një përballje me ligjin. 

Drupal Ad

Besoj që tashmë për z.Veliaj kanë ardhur kohë jo të mira, do ketë përballje me ligjin. Besoj që ai ka përballje me ligjin, dhe kjo tregon që e gjithë pesha e tij politike s’është më si më parë. Besoj që po vijnë kohë të këqija për të”.

Ai e konsideron një vendim të mirë atë për lejimin e Listës Serbe për të garuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa theksoi se rreziku i vërtetë për Vuçiçin do jetë kur protestat e organizuara të marrin një karakter politik. 

Listës Sprska është bllokuar për shkak të emërtesës. Këtë e ka zgjidhur paneli zgjedhor, që i ka lejuar të marrin pjesë. Listës Sprska prej kohës e ka humbur fuqinë e saj. Janë 3-4 organizime të reja politike, që s’mbështeten nga Beogredi, por që po fitojnë fuqinë e popullsisë serbe dhe duan të integrohen në Kosovë. Më vjen mirë që më në fund Lista Sprska është rikthyer të marrë pjesë në institucionet e Kosovës. Absolutisht që ka ndikuar presioni ndërkombëtar në vendimin për marrjen pjesë në zgjedhje. Ka qenë veprim i mirë i panelit zgjedhor që mos ju jap motive për ankesat e tyre të vazhdueshme, që shpesh kanë qenë pa logjikë. E shikoj që Vuçiç është lëkundur por s’e shoh aq problematike pozitën e tij. Të gjitha lëvizjet që bëhen në Ballkan kanë karakter përçarës, dhe e njëjta gjë po ndodh me protestat e studentëve, që janë në kulmin e tyre. Por ende s’po artikulohen elementë politikë, dhe kjo e qetëson Vuçiçin. Ai po sheh me kujdes momentin kur opozita do t’i afrohet kësaj pjese të kundërshtisë. Njerëzit që po e organizojnë, studentë, pedagogë, e kanë mbajtur larg opozitën, e cila i ka zhgënjyer. Rreziku i vërtetë për Vuçiçin do jetë kur organizimi të ravijëzohet dhe nëse do t’i japin karakter politik organizimin. Nëse s’merr karakter politike, protestat do fashiten. Neve na intereson që Serbia të demokratizohet. Problemi është që asnjë lider serb do e ketë të pamundur të artikulojë që Kosova është e pavarur. Protestat në Beograd janë një mësim për studentët tanë. Më vjen keq që ne s’e kemi këtë ngritje dhe është jashtëzakonisht shqetësuese për të ardhmen e demokracisë shqiptare”.

I pyetur a do kishte ndikim rënia e Vuçiçit te Rama, Andoni thotë: 

Që në korrikun e vitit të kaluar marrëdhënia e tyre ka marrë një thyerje të madhe, pasi Rama shpalli hapur daljen nga nisma ‘Ballkani i Hapur’. Marrëdhëniet Vuçiç-Rama e kanë humbur forcën, e para sepse s’i duhen njëri-tjetrit, dhe të dy kanë probleme në vendin e tyre, të dy kanë probleme me korrupsionin”.

I pyetur mbi prononcimin e ambasadorit të Federatës Ruse, i cili përgënjeshtron deklaratën e Ramës se ishte ftuar në takimin e diplomatëve, analisti u shpreh:

Jam i predispozuar më shumë të besoj shtetin shqiptar, nuk më intereson kush është kryeministër, që do të thotë ia kanë dërguar ftesën dhe ata s’janë përgjigjur. Ne jemi listuar si vend armik me ata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy