Ndërron jetë dizajneri Yamamoto, i preferuari i kryeministrit Rama

Ndërron jetë dizajneri Yamamoto, i preferuari i kryeministrit Rama

Dizajneri i njohur japonez Kansai Yamamoto, si dhe artisti i parë japonez që prezantoi një koleksion personal në Londër në 1971, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Kansai ishte i njohur për stilin e tij të guximshëm dhe herë pas here frymëzohej nga artet tradicionale japoneze të admiruar veçanërisht nga brezat e rinj.

Gjatë punës së tij mes Parisit dhe New York-ut, stilisti japonez bëri njohje të ngushta me muzikantët si David Bowie, John Lennon dhe Stevie Wonder.

Një nga veprat më ikonike të Yamamotos ishte bashkëpunimi me 'Dukën e Bardhë' për krijimin e personazhit të Ziggy Stardust i frymëzuar nga një legjendë japoneze që përshkruante marrëdhënien midis një hyjnie dhe një lepuri të bardhë.

Yamamoto vuante nga leuçemia dhe po trajtohej në fillim të këtij viti në një spital në Tokio.

Në Shqipëri, Yamamoto është bërë i njohur falë kryeministrit Rama.

Ky i fundit, në daljet e tij publike, është shfaqur disa herë me pantallona të gjera, në një gjatësi të pazakontë, tipike e stilit Yammamoto.

Të etiketuara në media si çitjane, shallvare apo poture, këto lloj pantallonash kanë tërhequr vëmendjen në daljet e Ramës, i cili e ka gjetur me vend të sqarojë se është marka e tij e preferuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy