Studimi/ Gratë vuajnë nga pagjumësia më shumë se burrat

Studimi/ Gratë vuajnë nga pagjumësia më shumë se burrat

Një studim i ri që krahason gjumin midis më shumë se një milion të rriturve dhe fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara zbuloi se gratë kanë më shumë probleme pagjumësie sesa burrat në të tre vendet.

Trendi shfaqet gjatë pubertetit, për shkak të hormoneve seksuale, midis faktorëve të tjerë shoqërorë si stresi ose prindërimi që mund të kontribuojnë në zhvillimin e pagjumësisë tek gratë, thuhet në studimin e  botuar të hënën në revistën Nature Human Behavior.

Më shumë gra sesa burra vuajnë nga pagjumësia në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Holandë, ka zbuluar një studim i ri.

Gratë gjithashtu përdorin më shumë ilaçe për gjumë sesa burrat, thuhet në këtë studim. Megjithatë, krahasuar me përpjekjen për të fjetur dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme, gratë nuk rezultojnë të kenë më shumë përgjumje gjatë ditës.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë që rekomandimet për sa orë gjumë, cilësinë e tij duhet të jenë specifike në varësi të seksit.

Amerikanët fitojnë çmimin e pagjumësisë

Një tjetër çmim u shkoi amerikanëve, pasi rezulton që kanë 1.5 deri 2.9 herë më shumë pagjumësi krahasuar me anglezët dhe holandezët.

Në të tre vendet, pagjumësia rezultoi të ishte më e shpeshtë tek njerëzit që kalonin më shumë se nëntë orë në natë në shtrat dhe tek personat mbi moshën 65 vjeç.

Të rriturit midis 26 vjeç dhe 40 vjeç kishin më pak gjasa të “përpëliteshin” dhe rrotulloheshin derisa sa të flinin gjumë.

 Përveç grave, duhanpirësit, njerëzit me mbipeshë dhe njerëzit me origjinë jo-evropiane kishin më shumë gjasa të përjetonin pagjumësi.

Gjetje të tjera shqetësuese: Më shumë se gjysma e fëmijëve mes moshës 14 dhe 17 raportuan se flinin më pak sesa rekomandoi mjeku tetë deri në 10 orë në natë. Adoleshentët gjithashtu raportonin më shumë përgjumje sesa grupmoshat e tjera.

 Simptomat e pagjumësisë, të tilla si vështirësia për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë, u rritën ndërkohë që rritej edhe mosha e fëmijëve pjesëmarrës në këtë studim.

Në tërësi, gjumi jo cilësor dhe problemet e pagjumësisë ishin më të përhapura se orët e pakta të gjumit që bënin në këto tre vende.

Ushtrohuni, ushqehuni mirë, flini mirë: 3 mënyrat kryesore për të parandaluar shumë sëmundje, këto ishin rezultatet dhe këshillat e ekspertëve pas kryerjes së këtij studimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy