Dy gardianë italianë u arrestuan për korrupsion, pasi kishin krijuar favore dhe lehtësime për të burgosurit. Më saktësisht, bëhet fjalë për hetimet e zhvilluara në burgun e Rebibias në Romë të Italisë, ku tetorin e vitit të kaluar u arratisën 3 shqiptarë. Prokuroria italiane e lidh arrestimin e gardianëve italianë edhe me arratisjen e shqiptarëve.



