NIV, risia AI që flet në disa gjuhë njëkohësisht

NIV, risia AI që flet në disa gjuhë njëkohësisht

Panairi i Industrive Kreative është eventi i parë në përmasa të mëdha që u ofroi pjesëmarrësve transkriptimin në kohë reale në shqip dhe anglisht. NIV, një shkurtesë për Nulius in verba, është emri i kompanisë së parë në Shqipëri që merret me inteligjencën artificiale, e cila shoqëroi me këtë risi të gjithë eventin.

Ergys  Malo, bashkëthemelues i NIV, thotë se përmes këtij shërbimi ofrohet transkriptim në kohë reale në disa gjuhë dhe përkthim njëkohësisht.

Por ky është vetëm fillimi. Grupi që ai drejton synon të shtrihet edhe më gjerë.

NIV, një grup të rinjsh të pasionuar pas teknologjisë, po mbështeten në projektet  e tyre nga MCN.

Panairi i Industrive Kreative  bëri bashkë 20 stenda nga rajoni i Ballkanit. Secila prej tyre prezantoi talentet unike, produktet dhe inovacionet që përcaktojnë peizazhin kreativ lokal. Ai u kthye në një mundësi për të eksploruar një gamë të larmishme sektorësh krijues, duke përfshirë artet pamore, mediat dixhitale, dizajnin e modës, prodhimin e filmit, arkitekturën, muzikën dhe teknologjinë. Një mundësi e mirë për të lidhur bashkëpunime, ky panair me risinë e ofruar nga NIV është një ogur për të ardhmen, e cila sipas Malos dhe grupit që ai drejton, i përket inteligjencës artificiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy