Shkenca zgjidh misterin 100-vjeçar të tensionit të gjakut

Shkenca zgjidh misterin 100-vjeçar të tensionit të gjakut

Refleksi baroreceptor është një fenomen që për vite të tëra i ka bërë kuriozë edhe vetë mjekët. Ky refleks kontrollohet nga neurone të specializuara që reagojnë në fraksion sekonde për të mbajtur presionin e gjakut në nivelin e duhur.

Për shembull, kur ngrihemi në këmbë, presioni i gjakut bie menjëherë. Por ne nuk na bie të fikët pikërisht falë baroreceptorëve, të cilët “urdhërojnë” zemrën të rrisë numrin e rrahjeve dhe të pompojë më shumë gjak drejt trurit.

Një studim i ri i publikuar në “Scripps Research” ka zbuluar dy proteina që ndiejnë presionin e gjakut dhe ndihmojnë në kontrollin e refleksit të baroreceptorëve. Studimi është i pari i këtij lloji që zbulon saktësisht se si sensi i ndryshimit të presionit punon në rastin e këtyre qelizave.

Dy këto proteina PIEZO1 dhe PIEZO2 janë përgjegjëse për ndjesinë e presionit në mushkëri dhe lloje të ndryshme dhimbjesh. PIEZO1 ndihmon gjithashtu që qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë formën e tyre.

Shkencëtarët mendojnë se PIEZO 1 dhe 2 mund të përdoren për qëllime terapeutike për të trajtuar hipertensionin që u reziston trajtimeve të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy