“Berisha më rezulton përgjegjës për akuzat e SPAK”, Fevziu: Me këtë standard shkojnë të gjithë në burg

“Berisha më rezulton përgjegjës për akuzat e SPAK”, Fevziu: Me këtë standard shkojnë të gjithë në burg

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj Sali Berishës.

Ai tha se Berisha si ish kryeministër, nuk mund të jetë përgjegjës për vendime kolegjiale të qeverisë dhe i duket e habitshme që akuzat kryesore që mund të formulohet nga SPAK ndaj tij është pikërisht kjo. Sipas Fevziut, me një standard të tillë çdo kryeministër apo kryetar bashkie në Shqipëri, mund të përfundojë prapa hekurave.

E dëgjoj që ka një konfuzion, është nisje hetimesh, as marrje nën akuzë dhe as akuzë të përfunduar. Aq sa unë e kam parë çështjen, unë mendoj që kryeministri përgjegjësi për vendimet kolegjiale dhe vendimet e marra gjatë qeverisjes, nuk më rezulton se duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse Berisha merret i pandehur për këtë çështje, çdo kryeministër, çdo kryetar bashkie mund të shkojë në burg për çdo lloj çështje. SPAK mund të hetojë por unë nuk shoh ndonjë përgjegjësi.

Ndërsa për dhëndrin e Berishës, Fevziu tha se nuk di detaje, ndwrsa shtoi se di që Malltezi ka patur një pronë, por raportet me ndërtuesit nuk di ti thotë, porse personi vetë duhet ti sqarojë.

Kjo jep një kosto politike, e mban opozitën aty. Përflitej që mund të kishte diçka të tillë edhe për balancat, sepse ka patur goditje nga mazhoranca. Kemi disa gjëra, SPAK është strukturë që ka besim të lartë në publik. E dyta, në këtë rast është hetim dhe jo akuzë. Është nën goditje dhe jo akuzë. Dëgjova komentet edhe për Metën, nuk arratiset asnjë nga personalitetet politike të këtij vendi. Këta janë njerëz që përballen me drejtësinë edhe kur mendojnë se drejtësia nuk është e drejtë. Përgjegjësi të kryeministrit, dosjen që kam parë, ato 200 faqet, me aq sa kam parë, ta hetosh dakord, por të ngresh akuzë se kryeministri ka marrë vendim kolegjial nuk më shkon. Faji vetëm i partisë demokratike është se sjellja si u sollën ndaj pronës është majtiste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy