
Çështja e divorcit në shoqërinë shqiptare vijon të jetë ende një trend i palëvizur në shifra.
Nga statistikat e marra në Gjykatën e Tiranës, tregohet se një vit më parë janë regjistruar mbi 2 200 kërkesa për zgjidhje të martesës.
Gjatë vitit 2020, i cili është cilësuar edhe si viti më i vështirë për familjet shqiptare, kërkesat për divorc nga çiftet kanë qenë mjaft të larta.
Gjatë muajit prill dhe maj, në Gjykatën e Tiranës u regjistruan vetëm 92 kërkesa për divorc. Edhe pse në izolim, çiftet nuk kanë nguruar t’i drejtohen gjykatës.
Edhe sociologia Entela Binjaku, i cilëson kërkesat për divorc mjaft të larta.
Në një intervistë për TVT, ajo shpjegon shkaqet që çojnë çiftet e reja në zgjidhjen e martesës dhe ndikimi te fëmijët.



