Dendias sot në Tiranë, mediat greke zbulojnë çështjet që do diskutojë me Ramën e Xhaçkën

Dendias sot në Tiranë, mediat greke zbulojnë çështjet që do diskutojë me Ramën e Xhaçkën

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias mbërrin sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryediplomati grek pritet të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas mediave greke, diskutimet do të fokusohen në rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe në një gamë të gjerë fushash, zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si pushtimi rus i Ukrainës dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor, si dhe çështje që lidhen me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.  

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i diplomacisë greke, do të vizitojë Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio, si dhe shkollën shqiptaro-amerikane "Protagonides",  e cila funksionon nën fondacionin “Fryma e dashurisë” të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më herët Dendias ka vizituar Shqipërinë në tetor 2020 dhe maj 2022, ndërsa Xhaçka vizitoi Greqinë në fillim të dhjetorit.

Ditën e nesërme pritet që Shqipërinë ta vizitojë kryeministri grek Micotaqis, i cili do të pritet në zonat me minoritet grek, Himarë dhe Derviçan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy