83 milionë euro për biznesin, Gjika: Nuk jemi thirrur asnjëherë si grupe interesi

83 milionë euro për biznesin, Gjika: Nuk jemi thirrur asnjëherë si grupe interesi

Një ligj i vitit 2005 i jep të drejtë qeverisë të mbështesë financiarisht kompani private, të cilat në gjykimin e saj kanë nevojë për mbështetje. Miliona euro shpërndahen çdo vit për subjekte të caktuara. Në vitin 2023 janë ndarë përmes Ligjit të Ndihmës Shtetërore 83 milionë euro.

Gjergji Gjika, nga sektori i eksporteve, thotë se në bazë të këtij ligji duhet të bëhet transparente lista e kompanive që përfitojnë.

Ky është qëndrim politik i një qeverie politike. Ka thënë disa gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk kemi pasur mundësin t’i kundërpërgjigjemi. Qeveria ka folur për rroga të ulëta që nuk është e vërtetë, kur vjen puna për anëtarët e kabinetit i do me emër e mbiemër.  Kur vjen puna për sektorin, do flasë me emra. Kush nga ndërmarrjet e shkel ligjin. Kemi një ligj që i rregullon këto punë. Kush i mbron këta që shkelin ligjin. Nuk mund të përgjithësohet një ndërmarrje që shkel ligjin me 100 të tjera. Ministria e Financave përgatit ndarjen e fondeve, por ne nuk jemi thirrur si grupe interesi. Jo vetëm ne, po as eksportuesit në përgjithësi. Unë atje shoh zëra që janë lehtësisht të menaxhueshëm.

Gjika tha më tej se biznese që u takon mbështetja shtetërore nuk e kanë përfituar atë.

E kemi kërkuar në disa rrugë. Na takon mbështetja shtetërore. Mesa duket nuk është fare e arsyeshme. Ekonomia e tregut ka ligjet e veta. Po vdes apo jo tregu, këtë e përcakton vetë tregu. Ne kemi koston tonë dhe e kemi parashtruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy