
Eksportet e grurit të Ukrainës për muajin mars ranë me 1/4 më pak se në muajin shkurt për shkak të agresionit rus.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministria ukrainase e Ekonomisë.
Eksportet e muajit mars përfshininë 1.1 milion ton misër, 309.000 ton grurë dhe 118.000 ton vaj luledielli.
Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh i drithërave në botë për periudhën 2020-2021, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave, me sasitë më të mëdha të eksportuara përmes Detit të Zi.
Megjithatë, me përshkallëzimin e luftës në pjesën më të madhe të vijës bregdetare, tregtarët u detyruan të transportonin sasi më të mëdha drithi me rrugë hekurudhore.



