Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 6 marsit 2022, është betuar sot pasdite si kryetar i ri i Bashkisë Shkodër.
Ai ka përsëritur se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që nuk e votuan në 6 mars.
Mandati i tij në krye të bashkisë do të jetë vetëm për 1 vit, pasi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet lokali në të gjithë vendin.
Nga sot në Shkodër nis ndryshimi i ri. Do të komunikoj siç duhet, do identifikoj prioritetet dhe do i jap zgjidhje. Jemi këtu për të vlerësuar forcën që garanton vota e lirë.
Sipas tij, votat që kanë shkuar për të tregojnë forcën e votës së lirë.
Voltana Ademi e cila drejtoi deri me tani bashkinë i dorëzoi detyrën kryetarit të ri Spahia. Të pranishëm në zyrë ishin deputeti i LSI i qarkut Shkodër, Agron Çela dhe kryetarja e këshillit bashkiak Shkodër, Brisela Kadija.



