Endri Meksi në SPAK/ Zhabina: Deklarime për dosjen “AKSHI”. Roli i KPP, i pasqaruar (VIDEO)

Endri Meksi në SPAK/ Zhabina: Deklarime për dosjen “AKSHI”. Roli i KPP, i pasqaruar (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina, paraqitjen në SPAK të drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, biznesmenit Endri Meksi, e sheh të lidhur me deklarimet bërë prej tij për dosjen “AKSHI”. 

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se duke qenë aktor i tregut, Meksi mund të dijë më shumë dhe se në këtë drejtim ka dhënë indicie se ku mund të fokusohet hetimi i SPAK.

 

Zhabina shtoi se Prokuroria e Posaçme e ka të pasqaruar rolin e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe se grupi i strukturuar i AKSHI-t ka pasur akses në KPP.

 

Arsyeja e thirrjes së Endri Meksit në SPAK, janë deklaratat që ai ka bërë javën e fundit apo dhjetë ditët e fundit në MCN, që lidhen kryesisht me dosjen AKSHI. Ai mund të dijë detaje më shumë, duke qenë se është një aktor i tregut. Dhe ai ka dhënë indicie të reja se ku mund të fokusohet hetimi i SPAK dhe nuk kemi parë ku mund të jenë përfshirë institucione të tjera përveç AKSHI-t. 

 

Thirrja e tij dhe sulmi që i është bërë atij dhe MCN gjatë kësaj periudhe janë dy çështje të ndara, se po hetohet nga Prokuroria Tiranë, ardhja e personave në MCN TV, çështja e tritolit dhe GPS. Vijnë të dyja në të njëjtin moment. Por procedurialisht duhet të heqë dorë Prokuroria e Tiranës që ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Policia ka ofruar mbrojtje ndaj Endri Meksit. 

 

Nëse Prokuroria Tiranë krijon bindjen se kërcënimet dhe shantazhi janë bërë nga një grup i strukturuar kriminal, duhet të heqë dorë nga çështja dhe i kalon Prokurorisë së Posaçme. Nëse në një muaj Prokuroria Tiranë ka arritur ta zbardhë, do ishte sukses i madh, por Prokuroria Tiranë ka ecur me hapin e breshkës këto kohë. 

 

Ne kishim tre persona në dyert e MCN, ka pasur dhe një makinë tjetër që informonte, nëse do hynte në MCN. Kemi përshkallëzim të këtij grupi kriminal, erdhën me armë të ftohta, me shkop bejsbolli. Pastaj një “Audi” i bardhë dhe pastaj tritoli te biznesi tjetër. Kemi veprime të përshkallëzuara të grupit kriminal. 

 

Nga daljet e zotit Meksi dhe nga ajo që kemi mësuar, Prokuroria e Posaçme e ka të pasqaruar rolin e KPP. Se grupi i strukturuar i AKSHI-t ka pasur akses në KPP. Merren vendimmarrje në favor të këtij grupi kriminal. Ndërsa DSIK është institucioni që përcakton kritere specifike për kompanitë që duhet të fitojnë tenderat e AKSHI-t, ose më saktë certifikatat ë sigurisë që u jepeshin kompanive ose kundërshtarëve të tyre iu hiqeshin certifikatat. 

 

Personazhe të tjerë të përfshirë në këtë histori janë Suela Ago, anëtare e KVO, e cila rezulton një lidhje e afërt e Ermal Beqirit dhe rezulton se ka marrë vendime në favor të Ermal Beqirit. Kjo është një mënyrë e mirë e SPAK që t’i shkojë kësaj çështje në gjenezë, në mënyrë që e gjithë historia të jetë e zbardhur. 

 

Ermal Beqiri ka qenë “mendja kriminale” e gjithë grupit të strukturuar kriminal, i cili kontrollonte të gjithë kompanitë. Njëra prej kompanive ka qenë në emër të bashkëjetuesit të motrës së tij. Dhe personazhi tjetër Arjola Koromani, nëpunëse e Ermal Beqirir, që ka pasur rol kryesor, pasi ka qenë administratore e kompanisë së Beqirit, “Soft Solution”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy