Tensione në këshillin bashkiak të Tiranës. Gjatë debatit Blushi ka hedhur dosjen me dokumente drejt Veliajt.
Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, është përplasur fizikisht me Tedi Blushin.

Nga ana e tij kryebashkiaku Veliaj pas incidentit ka reaguar në X ku shkruan se “sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonete falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende punë të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës se tyre. Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij".



