Stay Tuned/ Tushi: Pushteti pa kriter i ka bërë njerëzit mendjemëdhenj, harrojnë që nesër do të jenë në turmën e askushit

Stay Tuned/ Tushi: Pushteti pa kriter i ka bërë njerëzit mendjemëdhenj, harrojnë që nesër do të jenë në turmën e askushit

Pyetjes së moderatores Valbona Mhilli se kush nga personazhet e njohur ia ka lënë mesazhet epa kthyera, sociologu Gëzim Tushi, ia ktheu me një analizë specifike për mentalitetin shqiptar.

Sipas tij, mendjemadhësia e disa njerëzve të pushtetshëm të cilët për disa qëllime të caktuara janë ulur në karriget e pamerituara, i ka bërë të harrojnë se nesër ata do të përplasen në ‘turmën e askushit’, sepse nuk i kanë dhënë asgjë shoqërisë shqiptare.

Jam shumë personazhe që ma kanë lënë ‘seen’. Një pjesë prej tyre janë njerëz të pushtetshëm ose njerëz që megalomania e pushtetit, krenaria e paligjshme e pushtetit i ka bërë njerëz të distancuar.

Ata mund të ketë qenë të barabartë ose edhe kanë qene poshtë meje në pikëpamje të arritjeve ose të kapacitetit kulturor dhe intelektual. Mirëpo, siç e dini këto mënyrat makiaveliste, përdorimi i mjeteve për qëllime të caktuara dhe pavarësisht qëllimeve, ata kanë arritur të bëjnë karriera të caktuara politike dhe një pjesë prej tyre kanë atë krenarinë e tyre të paligjshme që janë nëpër poste të caktuara.

Disa prej tyre më kanë zhgënjyer, ata sot mund të jenë dikushët në këtë skakierën e deformuar të jetës politike shqiptare por unë jam i sigurte që pasi të ikin që andej, ata do të jenë në turmën e askushit, sepse ata nuk kanë sjellë asgjë për shoqërinë, nuk kanë lënë asnjë gjurmë për shoqërinë, as nga pikëpamja kulturore as nga pikëpamja profesionale.

Kështu që këto bravurat e jashtme, këto mburrjet e tyre për shkak se dikushi i ka vënë në karriget e caktuara dhe kjo i ka bërë të jenë mendjemëdhenj, apo të të shikojnë më difidencë, apo mos të të kthejnë përgjigje, ky është një mëkat i tyre dhe i garantoj se kujtimi i tyre do të shuhet dhe ata do të jenë ‘askushët’ në këtë botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy