Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak është dërguar në burg për të nisur vuajtjen e një dënimi 12-vjeçar me burg, pasi Gjykata e Lartë refuzoi apelimin e çështjes. Akuzat e 69-vjeçarit lidhen me një skandal korrupsioni që përfshin fondin shtetëror të pasurisë 1 Malaysia Development Berhad.
Ai u dënua në korrik 2020, por u lirua me kusht nga gjykata. Gjykata gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Najibit për të zgjatur procesin. Ish-kryeministri i Malajzisë ka mohuar vazhdimisht akuzat.
Në vitin 2020, një gjykatë e kishte shpallur fajtor për shtatë akuza, të përqendruara në një total prej 42 milionë ringgit (9.4 milionë dollarë) të cilat u transferuan nga SRC International, një ish njësi e 1MDB në llogaritë e tij private.
Ai u dënua me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 210 milionë ringgit (46.8 milionë dollarë).
Ekipi i mbrojtjes kishte argumentuar se Najib ishte shtyrë të besonte se fondet në llogaritë e tij ishin dhuruar nga familja mbretërore saudite në vend që të shpërdoroheshin nga fondi shtetëror.
Ata gjithashtu pretenduan se ai ishte mashtruar nga këshilltarët financiarë, veçanërisht financuesi i arratisur Jho Low, i cili është akuzuar si në SHBA ashtu edhe në Malajzi.



