Vasili: Dalja e LSI me lista në vete, vendim taktik, jo politik (VIDEO)

Vasili: Dalja e LSI me lista në vete, vendim taktik, jo politik (VIDEO)

Veprimet e fundit politike në vend, veçanërisht përgatitjet para zgjedhjeve të opozitës për listat konkuruese të 25 prillit, për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, janë veprime taktike. Në një komunikim përmes skype me edicionin e lajmeve me MCN TV, Vasili, daljen e LSI me liste më veta, e quajti më shumë një veprim jo politik.

“Lista në vete është një fakt, por vendimi politik do të bëhet nga kryetarja e LSI dhe lëvizja e opozitës së bashkuar. Është veprim jo politik, por taktik, në raport me veprimet e jashtme që bëri Rama pë4r të ndryshuar kodin zgjedhor. Duke qenë se dy realitetet janë PD dhe LSI në këtë mënyrë ne bëjmë një veprim taktik që elektorati gri të vendoset aty ku e gjen veten.

Çdo vullnet opozitar e gjen veten dhe e voton, dhe njëkohsisht është si një përgjigje e taktikës së Edi Ramës që ndërmori me 31 korrik për të ndryshuar kodin dhe kushtetutën”.

Lidhur me çështjen nësë negociatat mes PD dhe disa aleatëve duket se kanë ngecur, Vasili, thotë se një përceptim i tillë nuk qëndron, meqë LSI po punon në terren, ndërsa janë në process negociimi.

“Praktikisht PD është në proces negopciumi, negociatat kanë kohën e tyre, por është proces negociimi që po ecën mjaft mirë. LSi ka qenë shumë e përqëndruar dhe ka pasur në prioritet punën në terren. Kemi qenë të përqëndruar dhe të sinkronizuar për çështje madhore, dhe për të ndarë në terren punët që të punojmë për zgjedhjet”.

Vasili thotë se LSI pretendon që në këto zgjedhje të luftoj për dyfishim të mandateve të tij.

“Unë mendoj që dyfishimi i mandateve aktuale, është objektivi ynë dhe bazuar në faktin se në 2017 ne kishim 19 mandate, dyfishimi i tyre është synimi jonë”.  

Nënkryetari i LSI, gjatë kësaj interviste foli edhe për vendiminn e sotëm të kryeminstrit Rama, për të dekoruar katër viktmat e protestës së 21 janarit me titullin “Dëshmorët e Atdheut”, për të cilën, ai tha se është një akt simbolik, të cilin Rama priti ta bënte pas 10 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy