
Marrë shkas nga emisionet e tipit “reality show” në Tv shqiptare dhe gjendja emocionale e personazheve Vip pjesëmarrëse në to, sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, në “Arnautistan” në MCN TV, fillon e bëhet e rënduar, duke bërë që sedra dhe narcizoizmi i tyre vihet në lojë.
Të qenit në një shtëpi si BB, dhe bashkangjitur edhe të qenurit VIP bën një konflikt të madh psikologji se je në një shtëpi të kufizuar dhe je i detyruar në krijimin e raporteve dhe secili ka një personalitet të veçantë, duke qene se është vip, do të thotë se është përkëdhelur narcizmi dhe sedra e tij gjë që në konflikt me këto kushte e ka shumë më të thjeshtë të përcepitoj në gjendje te ngarkuar psikologjike, sic e demonstroj Fifi”.
Sipas mjekes psikiatre, në një shoqëri të tillë ka një intensitet ndjenjash, të cilat precipitojnë në situata të vështira.



