Bregu: Rama bëri një grup të dobët parlamentar. Tani po i çon në klasë të parë (VIDEO)

Bregu: Rama bëri një grup të dobët parlamentar. Tani po i çon në klasë të parë (VIDEO)

Zylyftar Bregu, pedagog i gazetarisë, analizoi në studion e MCN Informacion dinamikat e pritshme politike pas zgjedhjeve të 11 majit. Bregu tha se Rama ia doli të krijojë një grup të ri parlamentar lehtësisht të kontrollueshëm. Kjo sipas tij do të ndikojë në reduktimin e pushtetit legjislativ, i cili rrezikon të kthehet në shtojcë të ekzekutivit.

PS ishte një enë që ziente deri dje. Rama me fuqinë që ka brenda strukturës i qetësoi ujërat duke e çuar një pjesë në shkollë dhe një pjese tjetër i tha thirrini mendjes se do të ketë ndryshime politike dhe qeverisëse.

Rama ka bërë një grup të dobët parlamentar. Do të shkojnë në shkollë, në klasë të parë, në akademinë politike. Në këtë grup të ri por të madh, ata që janë brenda janë të shqetësuar se mund t’i heqin, jo se mund të ikin. Ata janë në listat e një Nesti Angoni të radhës.

Edi Rama i ka larguar xhaketat e vjetra. Operacioni përgjysmë është bërë. Gjysma tjetër ka të bëjë me atë më çfarë janë zëvendësuar. Zëvendësimi duhej të ishte më dinjitoz, më natyral. Në PS nuk janë më Majko, Kodheli etj. Nëse ne bëjmë një analizë emrash, e ka ndryshuar. Çfarë ka ndodhur në kampin tjetër? Zoti Berisha bëri një grup parlamentar të fortë, por me figura të pandryshuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy