Putin viziton Iranin: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë ndërkombëtare

Putin viziton Iranin: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë ndërkombëtare

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Iran të martën për udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i pushtimit të tij në Ukrainë, i cili në fakt prishi lidhjet me Perëndimin.

Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi në Teheran dhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Ai gjithashtu u takua me Udhëheqësin Suprem të Iranit Ayatollah Khamenei të martën.

"Jam shumë i kënaqur që jam në tokën mikpritëse iraniane... Mund të mburremi me shifra rekord për sa i përket rritjes së tregtisë. Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit sirian", tha Putin.

Raisi përshëndeti gjithashtu një angazhim "të rëndësishëm" për bashkëpunimin e sigurisë midis Iranit dhe Rusisë, duke thënë se të dy vendet kishin "përvojë të mirë" në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu të martën, kompania kombëtare e naftës e Iranit nënshkroi një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh me kompaninë shtetërore ruse të gazit Gazprom, sipas një deklarate nga Shana, agjencia e lajmeve për ministrinë iraniane të naftës. Marrëveshja përfshin zhvillimin e fushave të gazit iranian dhe ndërtimin e tubacioneve të reja të eksportit të gazit.

Khamenei ndërkohë përshëndeti bashkëpunimin e ndërsjellë midis Rusisë dhe Iranit si "thellësisht të dobishëm".

"Ngjarjet botërore tregojnë nevojën e Iranit dhe Rusisë për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë," tha ai në një deklaratë.

Duke iu referuar luftës së Putinit në Ukrainë, Khamenei tha gjithashtu se zgjerimi i aleancës perëndimore të sigurisë, NATO-s duhet "të ndalet".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy