Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: Para 10 viteve nuk njihnit himnin e Kosovës, e jo më pafajësinë e Thaçit!

Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: Para 10 viteve nuk njihnit himnin e Kosovës, e jo më pafajësinë e Thaçit!

Protesta e thirrur sot për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së ka sjellë replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Edi Rama i është përgjigjur partisë së drejtuar nga Albin Kurti, e cila më herët doli me një deklaratë ku vinte në dukje se kryeministri i Shqipërisë para 10 vjetësh ka qenë pro Gjykatës Speciale,

 

Rama shkruan në “X” se ai “kurdo ka denoncuar farsën ndaj Thaçit e të tjerëve, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim”. Rama thotë se para 10 viteve VV nuk njihte himnin e Kosovës, e jo më pafajësinë e Thaçit.

 

Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë - i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”.

Në reagimin e Vetëvendosjes theksohej që duhet të reflektojmë për qëndrimet ndaj Gjykatës Speciale, kur ajo u themelua, duke sjellë në vëmendje se kryeministri Rama shkoi në vizitë emergjente në Kosovë për të bindur palët për të votuar pro gjykatës. 

"Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy