Yuri Kim në SPAK, takim me Dumanin dhe kryetaren e BKH-së (VIDEO)

Yuri Kim në SPAK, takim me Dumanin dhe kryetaren e BKH-së (VIDEO)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku po zhvillon një takim me kreun SPAK, raporton gazetari i MCN TV Arsen Rusta.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane pas zgjedhjes së Altin Dumanit si drejtues i ri i SPAK. 

Në takim është e pranishme edhe kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në total takimi pritet të zgjasë për afro 45 minuta.

Në përfundim të takimit pritet që Yuri Kim të japë një deklaratë për mediat. Në SPAK janë disa çështje të rëndësishme si afera e inceneratorëve, Teatri Kombëtar, dosja e Check Up sterilizimit, çështje të grupeve kriminale dhe Call Center-ave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy