
Olsi Rama ka reaguar pas akuzave të Gazment Bardhit, se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Këtë reagim, analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e sheh më shumë si përgjigje politike sesa fakte që nuk ka të bëj me historinë në fjalë.
Ajo që më bën mua përshtypje me këto përgënjeshtrimet që bëjnë është se është një tekst i politizuar politikisht, tekste që kishte politizuar tërë përgjigjen, tekst që lindte vend për dyshime në stilin ‘njoh njërin por nuk njoh tjetrin’. Tani unë si qytetar duhet të mendoj se ai e njeh njëri e tjetrin, jo.
Ai tekst nuk sqaron asgjë sepse e kushte trajtuar shumë politikisht.
Ajo që më bën përshtypje është se sepse nuk e fillojnë tekstin me ‘nuk kam lidhje me këtë punë’, ’jo se kam bërë këtë gjë’, ‘jo, kjo makinë nuk është e imja’, por fillon ‘sulmi,, që këtu ti edhe të mos kesh dyshime, por kur lexon këtë përgjigje, thuash së nuk është përgjigje direkte.



