Policia e Ekuadorit ka kapur 1.3 tonë kokainë të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, bëri të ditur të shtunën ministri i Brendshëm, Patricio Pazmino.
Lënda narkotike u gjet në portin e Guayaquil, falë qenve antidrogë. "Droga u zbulua në një kontejner që do të transportohej në Estoni, në Evropë", shkroi ai në Twitter, ku postoi fotografitë e kontejnerit të sekuestruar.
Gjatë vitit 2020, policia e Ekuadorit ka sekuestruar në total 128 tonë drogë, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme. Rekordin e mëparshëm e ka mbajtur viti 2016, kur u kapën 110 tonë drogë. Ekuadori kufizohet me Kolumbinë dhe Perunë, të cilat janë dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, sipas OKB-së.



