Organizoi vrasjen e burrit të motrës në Itali, kapet në Lezhë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Organizoi vrasjen e burrit të motrës në Itali, kapet në Lezhë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane si organizatori i vrasjes së burrit të motrës së tij, është vënë në prangat e policisë së Lezhës, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e strukturave hetimore dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Gëzim Gjini, 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje.

Shtetasi Gëzim Gjini akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë.

Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy