Raporti i OKB-së për gjenocid, reagon Mianmari (VIDEO)

Raporti i OKB-së për gjenocid, reagon Mianmari (VIDEO)

Mianmari ka hedhur poshtë akuzat e OKB-së, për gjenocid dhe  dhunë ndaj myslimanëve Rohingya, vitin e kaluar. Zëdhënësi i Qeverisë së Mianmarit, Zaw Htay ka kundërshtuar të mërkurën raportin e hetuesve të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë kërkuar që udhëheqës ushtarakë të akuzohen për gjenocid, ndërsa i cilësoi deklaratat “akuza të rreme”.

Qëndrimet e qeverisë së Mianmarit  vijnë një ditë pasi një raport i OKB-së, ka bërë thirrje të fuqishme që zyrtarët e Mianmarit të përballen me akuza për gjenocid për shkak të dhunës ndaj myslimanëve Rohingya vitin e shkuar. “Qëndrimi ynë është i qartë dhe dua të them me vendosshmëri se ne nuk pranojnë asnjë të dhënë, të kryer nga Këshilli për të Drejtat të Njeriut”, ka thënë Htay në një intervistë të publikuar nga media shtetërore, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se Mianmari nuk ka lejuar hetuesit e OKB-së të hyjnë në këtë shtet. “Për këtë arsye ne nuk pranojnë asnjë përfundim të Këshillit”, është shprehur ai.

Sipas tij, Mianmari ka “zero tolerancë ndaj secilës shkelje të të drejtave të njeriut” dhe ka krijuar Komision Hetimor për t’u përgjigjur ndaj “akuzave të rreme”,  të bëra nga OKB-ja dhe “komunitete tjera ndërkombëtare”.

Mianmari ka hedhur poshtë shumicën e akuzave, duke thënë se ushtria ka vepruar ashtu pasi i është përgjigjur kërcënimeve legjitime të militantëve Rohinhya, të cilët kanë sulmuar zonat policore në shtetin Rakhine. Organizatat ndërkombëtare besojnë se rreth 700 000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit, si pasojë e dhunës ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy