Gjoni: Temperatura deri në 36 gradë gjatë fundjavës (VIDEO)

Gjoni: Temperatura deri në 36 gradë gjatë fundjavës (VIDEO)

Anira Gjoni, nga  IGJEUM tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se përgjatë fundjavës do të kemi mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Pritet që në zonat e ulëta, temperaturat do të shkojnë 36 gradë.

Presim që kushtet atmosferike të jenë të qëndrueshme. Do të kemi mot të qëndrueshëm në fundjavë. Temperaturat do të vijnë në rritje, si minimalet dhe maksimalet, nuk presim reshje gjatë fundjavës dhe në fillim të  javës që vjen. Temperaturat në bregdet do të variojnë nga 18-31 gradë, Në zonat e ulëta 17-34 gradë dhe sa i takon zonave malore 13-30 gradë.

Presim që temperaturat të shkojnë në 36 gradë në zonat e ulëta.  

Presim që qershori të jetë i thatë dhe i nxehtë. Do të jetë verë e nxehtë si ato që na kanë shoqëruar vitet e fundit. Pritet të jetë verë e nxehtë me temperatura 1-2 gradë më të ulëta se vera e 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy