BE kritika të forta republikës Srpska: Referendumi për të shpëtuar Dodik, antikushtetues

BE kritika të forta republikës Srpska: Referendumi për të shpëtuar Dodik, antikushtetues

Referendumi për të shpëtuar Dodik nga largimi i tij në politikë, është pritur me kritika të forta nga Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë.

Bashkimi Europian e konsideron si antikushtetues vendimin e një ditë më parë të Kuvendit të Republikës Srpska, për  miratimin e mbajtjes së një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do mund të shprehen mbi aktgjykimin e gjykatës dhe KQZ kundër Millorad Dodikut, me të cilin iu hoq mandati i presidentit të RS-së.

“Vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në çështjen kundër Milorad Dodikut është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe duhet respektuar. Nënshtrimi i një vendimi gjyqësor në votim publik është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e organeve gjyqësore.”

BE thekson gjithashtu se pret që autoritetet e RS-së të përmbahen nga provokimi i mëtejshëm i krizave dhe destabilizimit, si dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e BiH-së.

Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti. 

Miratimi i këtij vendimi për referendumin bie ndesh me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore.

Që nga 18 gushti, sipas aktgjykimit në fuqi, Dodik zyrtarisht nuk është më president i RS-së, ndërsa KQZ e Bosnjës është e detyruar që brenda 90 ditësh të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy