Kosovë/Nënshkruhet koalicioni NISMA-AKR, Fatmir Limaj kandidat për kryeministër (VIDEO)

Kosovë/Nënshkruhet koalicioni NISMA-AKR, Fatmir Limaj kandidat për kryeministër (VIDEO)

Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Fatmir Limaj në fjalën e tij ka treguar se do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion, duke shtuar se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Është një lajm i mirë për vendin. Lajm i mirë për politikën në vend. Një lajm që tregon se me këtë vendim të sotit, do të ndërtojmë një bosht politik, presim që të bashkohen edhe grupe tjera politike. Besoj që është shumë e rëndësishme të kemi një frymë konkstruktive. Besoj që koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR, jep një mundësi të tillë. Unë kam nderin që do të jem kandidat për kryeministër nga ky koalicion”, ka thënë Limaj.

Ndërkohë Pacolli ka thënë se do të kenë një listë të përbashkët zgjedhore dhe se do të bëjnë një punë dinjitoze.

“AKR dhe NISMA mbrëmë kanë biseduar për koalicion. AKR dhe NISMA do të jenë në një koalicion parazgjedhor. Do të kenë një listë të përbashkët, me kandidatin e vetë për kryeministër. Do të bëjmë një punë dinjitoze”, ka thënë Pacolli

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy