Bllokada e porteve për transportin e drithërave, Rusia i vendos kusht Ukrainës

Bllokada e porteve për transportin e drithërave, Rusia i vendos kusht Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të heqë bllokadën e porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke lejuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë produkte të tilla si grurë dhe misër.

Megjithatë ai ka kërkuar që në shkëmbim, Ukraina duhej që së pari të çminojë ujërat e saj, duke i bërë të sigurta për kalimin e anijeve.

Lavrov citohet t’u ketë thënë gazetarëve në Bahrein se ai kishte nevojë që Ukraina të “çminonte ujërat bregdetare” përpara se të mund të bëhej një veprim i tillë.

Deklarata e tij vjen më pak se një javë pasi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e cilësoi si shantazh ofertën nga Rusia për të hequr bllokadën, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Para luftës, 90% e mallrave të Ukrainës u eskportuan nëpërmjet këtyre porteve por tani të gjitha janë mbyllur.

Paaftësia e Ukrainës për të eksportuar drithërat e saj ka çuar në rritje të çmimeve globale të ushqimeve dhe shqetësime rreth një krize të mundshme ushqimore në Evropë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy