
Blogerët e udhëtimeve dhe guidat e tyre në emisionin “Zgjohu me MCN”, folën për pushimet verore dhe destinacionet e sugjeruara, përshtatur edhe me kosto të ulët ekonomike.
Guida Erjan Guxha tha se falë strategjisë së re të udhëtimeve, edhe shtresat e mesme mund të udhëtojnë me low cost, pro se udhëtimi duhet planifikuar shumë kohë më parë.
Nëse planifikoni mirë dhe të paktën një muaj përpara, mund t’ia dilni. Njerëzit preferojnë të udhëtojnë vetë, pa preferuar një guidë, por me një guidë me eksperiencë mund t’ia kalojnë shumë mirë. Gjysma e udhëtimit është bileta e avionit.
Po ta prenotosh dy muaj para e merr shumë shumë më lirë. Po hoqe biletën që tani për një udhëtim në nëntor, pastaj e ke më të thjeshtë. Nëse jeni fleksibël me datat, mund të gjeni goxha data të lira.
Kohët e fundit kërkojnë shumë Lago di Como, Paris, Barcelonë. Alberobello është bërë shumë i famshëm.
Zona e Puglias është shumë e mirë për të gërshetuar historinë bashkë me plazh. Por atje është shumë më ndryshe, se duhet të ulesh në gurë, të marrësh ushqim me vete.
Ne na duket sikur buka me vete është vetëm për të varfrit. Dita e parë është problem se pastaj ambientohesh.
Si destinacion bregdetar do sugjeroja Salernon në zonën e Puglias, është Maldivet e Italisë. Plazhi Due Sorelle është plazh me rërë dhe ujë kristal.
Pushime verore do bëj, por preferoj agroturizmet. Dhe detin e pëlqej dhe si deti shqiptar nuk ka, pavarësisht se ku shkon.
Ndërkohë blogerja e udhëtimeve Bora Korkuti e cila është në periudhën e fundit të shtatzënisë, rrëfen se është kufizuar disi prej situatës.
Ajo shtoi se vitet e fundit duke qenë se Shqipërinë e eksploruar, do zgjidhte vendet malore.
Nuk di pse detin këto kohët e fundit e kam përjashtuar shumë. Një alternim mes të dyjave është ideale, por në pamundësi do të zgjidhja këto vendet malore.
Përveç Valbonës dhe Thethit do sugjeroja zonën malore të Ersekës dhe të marrësh me radhë fshatrat andej për kamping, do ishte një zgjidhje fantastike. Vendet jo shumë të njohura janë ideale.
Unë kam bërë udhëtime dhe gjatë shtatzënisë dhe dy muaj më parë, isha në Varshavë. Nëse nuk ke shqetësime dhe probleme, nuk je e kufizuar të udhëtosh në momentin kur çdo gjë është ok.
Mund ta alternosh, jo gjithmonë mund të zgjedhësh avionin, mund të zgjedhësh dhe destinacione me makinë ku mund të çlodhesh.
Nga ana e tij blogeri i udhëtimeve Renis Lela rrëfeu se para një muaji ishte në Ibiza.
Ai shprehet se vendet me çmimet më të ulëta janë shumë interesante dhe jo shumë të vizituara.
Unë udhëtoj në çift por po mendoj që të bëj një udhëtim vetëm. Kemi gjetur një udhëtim në Qipro gjashtë muaj para, për 10 ditë personi, për 500 euro.
Jam tifoz i udhëtimeve me makinë dhe më duken pak më ekonomike. Udhëtim i gjatë me makinë me partneren time ka qenë rreth Italisë, për tre javë.
Udhëtimi ynë në Amerikën Latine ishte shumë i veçantë dhe nuk harrohet kurrë.



